Shkup, kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar kundër inspektorëve të ISHT-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njësiti për Kriminalitet Ekonomik dhe Kompjuterik pranë SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër gjashtë personave zyrtarë-inspektorë, të punësuar në Inspektoratin Shtetëror të Tregut, edhe atë kundër S.B.(32), Ј.R.(54), V.М.(47), B.S.(46), S.S.(61) dhe R.B.(37), të gjithë nga Shkupi, për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar” sipas nenit 353 të KP të RMV-së, kumtoi sot MPB-ja.

Gjatë muajit mars dhe prill në vitin 2023, duke ndërmarrë veprime zyrtare dhe duke kryer kontrollë në tri objekte të cilat kanë punuar si këmbimore, në afërsi të Bit Pazarit-Shkup, për të cilat është konfirmuar se nuk kanë qenë të regjistruar si subjekte juridike dhe nuk kanë poseduar licenca në BPRM-së për kryerjen e punëve një periudhë më të gjatë kohore kanë punuar si këmbimore, të denoncuarit, në pajtim me Ligjin për parandalimin e kryerjes së veprimtarisë së paregjistruar në pajtim me të cilën vetë kanë deklaruar, personave të pranishëm në këmbimoret e paligjshme të këmbimit valutor u detyruan t’u shqiptonin vendimin për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë, vulosjen e objekteve të tyre, konfiskimin e sendeve, pajisjeve dhe mjeteve me të cilat është kryer vepra penale, si dhe shqiptimin e gjobës në shumë prej 1000 deri në 20.000 euro në kundërvlerë në denarë.

“Megjithatë, inspektorët e tregut kanë shkelur të gjitha dispozitat e ligjit të përmendur dhe në tre kontrolle të jashtëzakonshme të personave të gjetur në të tre objektet si këmbimore, as nuk kanë nxjerrë vendim për ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë së paregjistruar dhe as nuk kanë vulosur ambientet ku të njëjtit kanë kryer veprimtarinë e kundërligjshme, as nuk i kanë hequr mjetet, sendet dhe pajisjet me të cilat është kryer kundërvajtja dhe nuk kanë shqiptuar gjobë nga 1.000 deri në 20.000 euro në kundërvlerë në denarë”; sqarojnë në kumtesën e MPB-së.

 

Advertisement

 

Shkup, kallëzim penal për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar kundër inspektorëve të ISHT-së shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy