Shkup: Kjo javë regjistroi më shumë raste të dhunës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të premten në Shkup policia ka regjistruar tri raportime për dhunë, të kategorizuara në kanosje me armë dhe sulme fizike, njoftoi të shtunën Ministria e Punëve të Brendshme.

Të premten në ora 09:37 nga Spitali i Përgjithshëm i qytetit “Shën Naumi i Ohrit” është raportuar se tek ta është sjellë i lënduar personi me inicialet M.Gj. i moshës 28 ​​vjeçare nga fshati Sveta Petka i Shkupit.

Sipas raportit, gjatë kryerjes së detyrave të punës në zonën e Qendrës si punëtor i një kompanie, është sulmuar me mjet të mprehtë nga personi me inicialet O.J, me ç’rast ka pësuar lëndime.

Sulmit i ka paraprirë një debat verbal mes tyre.

Advertisement

Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Të premten në orën 20.30 u raportua se në zonën e Bit Pazarit, pas një konflikti të ndërsjelltë të mëparshëm, ka ndodhur një prishje e rendit dhe qetësisë publike me konfrontim të ndërsjellë mes personave me iniciale N.D (29 vjeçar) dhe D.I (57 vjeçar), nga njëra anë ndërsa personat S.K (52 vjeçar) dhe Z.K (25 vjeçar) nga ana tjetër, të gjithë nga Shkupi.

Më vonë në mbrëmje rreth orës 22:00 është raportuar se në zonën e Gjorçe Petrovit, personi me iniciale B.G (76 vjeçar) nga Shkupi ka sulmuar fizikisht një të mitur.

Shkup: Kjo javë regjistroi më shumë raste të dhunës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy