Shkup: MPB me detaje për aksidentin ku humbi jetën mjeku Trajçe Neshkovski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme sot ka dalë me ​​informacione në lidhje me aksidentin e djeshëm në rrugën “Franklin Roosevelt” në Shkup, ku humbi jetën mjeku 32-vjeçar Trajçe Neskovski.

Siç thonë nga MPB, aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në orën 16:45 mes një automjeti “Citroen” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga T.N. (32) nga Gostivari dhe një automjet “Opel” me targa të Strumicës, i drejtuar nga G.K. (34) nga fshati Prosenikovo, rajoni i Strumicës.

“T.N ka marrë lëndime të rënda trupore, me çka është dërguar në klinikën Nënë Tereza, ku edhe ka ndërruar jetë. Lëndime trupore ka marrë edhe G.K, i cili është dërguar në spitalin shtetëror ‘8 Shtatori’”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se është kryer hetim në vendin e aksidentit nga SPB Shkup dhe Prokuroria Publike, ndërsa trupi i viktimës është dërguar për autopsi.

Advertisement

Ndryshe, mjeku Trajçe Neskovski ka punuar në departamentin e të sëmurëve me COVID-19 në spitalin për fëmijë në Kozle.

Për vdekjen e tij, dje shprehën ngushëllime edhe funksionarët qeveritar./Telegrafi/

Shkup: MPB me detaje për aksidentin ku humbi jetën mjeku Trajçe Neshkovski shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy