Shkup: Për një ditë 275 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara të veprimit në fushën e trafikut.

Nga MPB thonë se gjithsej 275 gjoba u vendosën në territorin e qytetit të Shkupit, përfshirë 57 sanksione për ngasje më shumë se shpejtësia e lejuar, 24 për ngasje pa patentë shofer, 31 shkelje të kryera nga motoçiklistë.”

U vendosën 17 sanksione për përdorimin e telefonit celular, 16 për ngasjen nën ndikimin e alkoolit, nëntë për shoferë fillestar, pesë për mos përdorimin e rripit të sigurimit, pesë për kalimi në sinjal të mbyllur (drita e kuqe), 64 sanksione për parkim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Ata shtojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë. “Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e trafikut në mënyrë që të rrisin sigurinë në trafik dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Advertisement

Shkup: Për një ditë 275 gjoba për shkeljet e rregullave në trafik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy