Shkup: Prokuroria kërkon të gjykohet 22-vjeçari që goditi për vdekje 24-vjeçaren

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria kërkon të gjykohet 22-vjeçari që më 20 janar goditi për vdekje 24-vjeçaren Viktorija Nikolova në afërsi të “City Mall”.

Prokuroria e Shkupit e ndjek shoferin e ri për vepra të rënda kundër sigurisë në komunikacion. Sipas aktakuzës, ai nuk u ka kushtuar vëmendje këmbësorëve edhe pse semaforët nuk kanë funksionuar.

Ai ka lëvizur me shpejtësi 67 kilometra në orë dhe nuk mundi të frenonte në kohë. Prokuroria kërkoi gjithashtu vazhdimin e masës së paraburgimit.

Shkup: Prokuroria kërkon të gjykohet 22-vjeçari që goditi për vdekje 24-vjeçaren shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy