Shkup: Shkelën orën policore, 6 persona gjobiten me nga 2 mijë euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Publike Themelore e Shkupit ka parashtruar propozim për shqiptim të gjobave kundër 6 personave për veprën penale – mosveprim ndaj protokolleve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë.

“Të akuzuarit janë kapur duke mos e respektuar orën policore. Në kundërshtim me vendimin me të cilin ndalohet lëvizja e popullatës në pjesë të caktuara të ditës si masë parandaluese e shpërndarjes së koronavirusit, ata pa leje kanë qarkulluar në lokacione të ndryshme të qytetit”, njoftojnë nga Prokuroria.

Prokurori publik për të gjithë të akuzuarit propozoi gjobë nga 100 gjoba ditore, ku vlera e një gjobe ditore është 20 euro në kundërvlerë të denarit.

Shkup: Shkelën orën policore, 6 persona gjobiten me nga 2 mijë euro shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy