Shkup: Shoferi përplas me veturë biçiklistin në shtegun për biçikleta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmë në Shkup, konkretisht në bulevardin “Metropolitan Teodosij Gologanov”.

Një veturë e tipit “BMW” ka goditur një biçiklist i cili ishte duke ecur në një shteg për biçikleta.

Punonjësit e policisë kanë dalë në terren, ndërsa biçiklisti i plagosur është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente.

Deri më tani për mediat nuk janë bërë të ditura informacione të tjera, teksa detaje nga Ministria e Brendshme për shkakun e aksidentit, identitetin e shoferit, si dhe gjendjen shëndetësore të çiklistit priten të jepen sot gjatë ditës.

Advertisement

Shkup: Shoferi përplas me veturë biçiklistin në shtegun për biçikleta shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy