Shkup, shqiptohen 509 gjoba në komunikacion

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Brendshme dje në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në fushën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit shqiptoi gjithsej 509 gjoba.

Nga numri i përgjithshëm i gjobave, 75 janë për tejkalimin të shpejtësisë, 66 për automjete teknikisht me defekt, 41 për mos përdorimin e rripit të sigurimit, 91 për parkim të paligjshëm, 74 automjete u larguan me anë të “merimangës” dhe 44 gjoba për mosmbajtjen e maskës mbrojtëse.

Nga MPB theksojnë se kontrollet e forcuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim./Telegrafi/

Shkup, shqiptohen 509 gjoba në komunikacion shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy