
Shkupi sot është “mbytur” nga mbeturinat, të cilat kanë zënë trotuaret. Qytetarët shprehen të revoltuar. Kërkojnë intervenim të shpejtë nga ana e institucioneve.
Qeveria në seancën e sotme miratoi një përfundim me të cilin e detyron Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror Komunal, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit, Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik, që menjëherë të fillojë një inspektim të koordinuar të jashtëzakonshëm në territorin e Qytetit të Shkupit.
Qëllimi është të përcaktohet situata me mbeturinat komunale dhe llojet e tjera dhe të merren masa përkatëse. Ministria e Brendshme, së bashku me institucionet kompetente, do të shqyrtojë edhe punën e NP “Higjiena Komunale” – Shkup dhe kryetarit të komunës në lidhje me mosmbledhjen e mbeturinave, e cila, siç u tha, paraqet rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Qeveria vlerësoi se situata është alarmante dhe kërkoi që institucionet të ndërmarrin veprime të menjëhershme.