Shkupi me 917 raste aktive me COVID-19

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë sot bëri të ditur se që nga fillimi i epidemisë numri i të diagnostifikaurve me COVID-19 është 13.076, numri i të diagnostifikuarve është 9.625 dhe numri i të vdekurve është 551.

Momentalisht raste aktive në Maqedoni ka 2.900, ndërsa në Shkup, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë ka 917 raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Tre komunat me numër treshifror të rasteve aktive vazhdojnë të mbesin Çairi me 126 si dhe Aerodromi dhe Gazi Baba me 116 raste aktive.

Më pas vjen Karposhi me 92 raste aktive, Komuna Qendër 86, Kisella Voda 81, Butelli 68, Gjorçe Petrovi 64, Shtuo Orizare 45, Studeniçani 30, Saraj 28, Haraçina 17, Sopishte 10.

Advertisement

Komunat me më së pakti raste aktive me coronavirus në Shkup janë Çuçer Sandeva dhe Petroveci me 7 raste dhe Zelenikova me 5 raste./Telegrafi/

Shkupi me 917 raste aktive me COVID-19 shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy