Shlyerja e borxheve të komunave, Milevski: Duhet zgjidhje sistematike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duhet të gjendet zgjidhje sistematike për problemin me borxhet që kanë Ndërmarrjet Publike të themeluara nga vetë komunat tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Milevski. Siç bëhet e ditur 63 milion euro ishte borxhi i ndërmarrjeve publike komunale në shtator të vitit të kaluar, nga të cilat 54 milion euro janë borxhe dhe detyrime të papaguara ndaj shtetit deri në shtator 2020.

Milevski si zgjidhje e sheh edhe uljen e numrit të të punësuarve në administratën komunale që kryetarët e komunave të mos punësojnë punëtorë të panevojshëm gjatë mandatit të tyre.

“Mendoj se ato janë borxhe të akumuluara nga disa gjenerata drejtorësh, por unë sa e di ajo është shlyerje e shkallës së interesit të borxhit kryesor.1.10 Duhet të gjendet zgjidhje sistematike, por jo vetëm për komunat, por edhe për ndërmarrjet publike, të kufizohet numri I të punësuarve në administratës komunale. Propozimi ynë se bashku me Njësinë e Bashkëisve të Vetëqeverisjes Lokale të kufizohet numri në bazë të banorëve të komunave. 500 banorë një i punësuar ose 1000 banorë 2 të punësuar”, u shpreh Goran Milevski – Ministër i Vetëqeverisjes Lokale./Telegrafi/

Shlyerja e borxheve të komunave, Milevski: Duhet zgjidhje sistematike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy