Shoqata e diabetikëve në RMV ankohet për mungesë të terapive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shoqata e personave me diabet thonë se për shkak të mungesës së transparencës prej shumë kohësh në punën e Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë së cilës kohë pati reduktime dhe mungesa të terapisë, mungesë të sasive të mjaftueshme dhe moslëshim të terapisë së plotë, në përputhje me tenderat për blerjen e terapisë, si dhe mungesës së përgjigjeve ndaj kërkesave të tyre, kërkojnë nga ministri i ri i shëndetësisë Azir Aliu që të jetë më i vëmendshëm ndaj problemeve të personave me diabet.

“Ata i urojnë mirëseardhje ministrit Aliu me disa pyetje, më konkretisht: kush dhe pse nuk e ka lëshuar sasinë e mjaftueshme për pacientët me terapinë Ozempik, sa kohë i duhet Komisionit Kombëtar për Diabet dhe zv. ministrit që të përgjigjen kërkesave të tyre, pse nuk është realizuar rritja prej 30 për qind e sasisë së terapisë me insulinë, kush dëshiron që ti zëvendësoj 40 mijë jetët dhe shëndetin tonë për inate dhe lojëra ditore ose ndoshta për kursim të buxhetit”, thuhet në reagimin e shoqatës së diabetikëve.

The post Shoqata e diabetikëve në RMV ankohet për mungesë të terapive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy