minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Diabetikët alarmojnë sërish për mungesë të insulinës, kërkojnë seriozitet nga Ministria e Shëndetësisë - Struga.info


Diabetikët alarmojnë sërish për mungesë të insulinës, kërkojnë seriozitet nga Ministria e Shëndetësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lidhja e shoqatave të diabetikëve në Maqedoni ka alarmuar sërish për mungesë të insulinës. Ata kërkojnë seriozitet nga Ministria e Shëndetësisë në lidhje me vazhdimësinë në furnizim me terapi.

Shoqata e diabetikëve thekson se situata aktuale vetëm sa konfirmon kërkesat e tyre të kahmotshme për ndryshime në modelin e disponueshmërisë së terapisë dhe ndihmave me një treg të hapur dhe vendosjen e çmimeve referente.

“I kemi bërë pyetje Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku morëm përgjigje zyrtare se për shkak të riauditimit të sasive të Ryzodeg në përputhje me sasitë e parapara në realizimin e tenderit aktual, shpërndahen vetëm sasitë e mbetura sipas numrit, për të gjithë pacientët e tjerë duhet të konsultohen me specialistët e tyre – monokrinologë/diabetologë dhe së bashku të bëjnë zgjedhjen e duhur për zëvendësimin e terapisë së insulinës”.

“Gjithashtu informojmë opinionin se ka mungesë të terapisë ‘Ozempik Rybelsus’, se kemi kërkuar informacion nga Ministria e Shëndetësisë me përgjigjen e së cilës, për momentin nuk mendojmë se është reale dhe kemi vazhduar konsultimin me kompanitë. Informacionet thonë se ka terapi, për të gjithë pacientët ekzistues deri në nënshkrimin e kontratës së prokurimit dhe sasive të planifikuara shtesë, por fatkeqësisht jo të gjithë e marrin në mënyrë të vazhdueshme dhe në kohë”, thonë nga Lidhja.

Advertisement

“Duam të rrisim seriozisht cilësinë e jetës së personave me diabet, me masa dhe aktivitete specifike nga shteti. Prandaj, apelojmë në seriozitetin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të veprojë në mënyrë transparente dhe të informohet në kohë në periudhën aktuale. Të nderuar bashkëluftëtarë, të cilët jeni subjekt i ndryshimit, vetëm konsultohuni me specialistin dhe bëni ndryshim me raport të ri, me zgjedhjen tuaj nga zëvendësuesit e mundshëm”, përfundojnë nga Lidhja e Shoqatës së diabetikëve të Maqedonisë.

The post Diabetikët alarmojnë sërish për mungesë të insulinës, kërkojnë seriozitet nga Ministria e Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy