Ministria e Shëndetësisë me premtim të ri për pacientët me fibrozë cistike në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të paktën 42 pacientë me fibrozë cistike do të pajisen me ilaçin “trikafta” deri në fund të vitit. Një premtim të tillë përfaqësuesit e Shoqatës së Fibrozës Kistike e kanë marrë nga ministri Fatmir Mexhiti në mbledhjen që e zhvilluan në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kryetari i Shoqatës së Fibrozës Cistike, Fiki Gaspar, informoi se pacientët me fibrozë cistike janë ende në pritje të zgjidhjes sistematike.

“Na u theksua se po punojnë për të çuar një qendër në Institutin e Sëmundjeve të Mushkërive “Kozle”, të cilën duan ta bëjnë një institucion shëndetësor terciar dhe ta kombinojnë për të gjitha moshat, të jetë një qendër e plotë për fëmijë, të rinj dhe të rritur. I treguam përvojat që i kemi nga më parë, për disa gjëra pacientët nuk ishin të kënaqur se si po shkojnë punët. Na siguruan se nuk do të ketë më skenarë të tillë, mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Fiki Gaspar, kryetar i asociacionit FC.

Ministria e Shëndetësisë me premtim të ri për pacientët me fibrozë cistike në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy