Shoqëria civile në Maqedoni bën thirrje për zbatimin urgjent të reformave në drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Organizatat joqeveritare konsiderojnë se ngjarjet e ditëve të fundit me zhdukjen dhe më pas shfaqjen e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, nxorën në pah mungesën e profesionalizmit te institucionet e drejtësisë. Dançe Danilovska- Bajdevska- nga Fondacioni Për Shoqëri Të Hapur, tha se kaosi i krijuar lidhur me këtë rast edhe njëherë alarmoi nevojën për zbatim urgjent të reformave për pastrimin e organeve të drejtësisë.

“Edhe unë si gjithë të tjerët jam e shqetësuar nga ngjarjet e ditëve të fundit, nga mos përditësimi dhe lëshimet e organeve të drejtësisë në përgjithësi. Gjithashtu me dëshpërim mund të konstatoj se tiparet e mosfunksionimit të institucioneve mbeten të dukshme si në organet e drejtësisë, ashtu edhe në prokurori dhe polici”, deklaroi Dançe Danilovska- Bajdevska- Fondacioni Për Shoqëri Të Hapur.

Por ministri i Drejtësisë krenohet me epilogun e rastit. Ai vlerëson se zhdukja e ish-drejtorit të DSK, vetëm për një moment e luhati besimin e opinionit në institucionet në vend.

“Ndihem thellë i prekur nga ngjarjet e ditëve të fundit që për një moment e groposën besimin e opinionit në institucione. Pavarësisht të gjithave mund të them se jam krenar dhe i kënaqur që kjo ngjarje pati epilog pozitiv dhe është mirë që një prokurorë i caktuar nga Prokurori Publik do të hetojë nëse, kush dhe në cilën pjesë ka dështuar, në lidhje me pretendimet se një person i caktuar po përgatitet për t’u arratisur”, pohoi Bojan Mariçiq.

Advertisement

Këto vlerësime u dhanë në konferencën përfundimtare rreth projektit “Për Drejtësi- Ndjekje e Strategjisë për reforma në sektorin e drejtësisë 2020-2021.” Pjesëmarrësit thanë se zvarritja e proceseve gjyqësore ndikon që qytetarët të humbin besimin në sistemin e drejtësisë. Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, vlerësojnë OJQ-të është ende nën ndikim të drejtpërdrejtë politik. Kësaj situate, sipas tyre, duhet t’i jepet fund sa më shpejt./Alsat/

Shoqëria civile në Maqedoni bën thirrje për zbatimin urgjent të reformave në drejtësi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy