Nga një shpërthim, siç informojnë zjarrfikësja e Kumanovës, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, me ç’rast ka intervenuar një automjet zjarrfikës dhe gjashtë zjarrfikës.

Një 30-vjeçar nga Kumanova ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi që ka ndodhur sot rreth orës 13:30 në katin e parë të një ndërtese nën “Suma” në qendër të qytetit.

Policia e Kumanovës njofton se është raportuar se nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë në rrugën “Mosha Pijade” në Kumanovë, në pronësi të F.D. (30), ka shpërthyer zjarri, ndërsa banesa është djegur plotësisht. Nga zjarri është lënduar rëndë pronari i cili është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup për ndihmë mjekësore.

Drejtoresha e spitalit të Kumanovës, Biljana Ivanovska, thotë se tek ata është sjellë një pacient me lëndime të marra nga shpërthimi i bombolës së gazit dhe për shkak të ashpërsisë së lëndimeve, personi është transferuar në Klinikën për kirurgji plastike dhe rekonstruktive në Shkup./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Kumanovë, lëndohet një person appeared first on Telegrafi.