Shpërthen zjarr në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërthen zjarr në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë

Para pak çastesh një zjarr ka shpërthyer në ish fabrikën e duhanit në Tetovë.

Në vendngjarje kanë arritur zjarrfikësit dhe po bëjnë përpjekje për shuarjen e zjarrit.

Raportohet se nga flakët është përfshirë një depo e kompanisë “Pofix”, ndërsa nga Policia e Tetovës thonë se nuk ka të lënduar.

Zëdhënësi i SPB Tetovë, Fatmir Rexhepi për Telegrafi Maqedoni, tha se nuk ka persona të lënduar nga ky zjarr, ndërsa i ftoi qytetarët që kanë sëmundje të frymëmarrjes, të shmangin daljen në qytetet në këto momente.

Advertisement

Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit. Pritet që më vonë të dalin më shumë detaje rreth këtij zjarri./Telegrafi/

 

Shpërthen zjarr në ish-fabrikën e duhanit në Tetovë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy