Shpëtohet kali i cili ishte lidhur në objekt të rrënuar në Shkup, dërgohet në kopshtin zoologjik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpëtohet kali i cili ishte lidhur në objekt të rrënuar në Shkup, dërgohet në kopshtin zoologjik

Mbrëmë është realizuar aksion për shpëtimin e një kali, i cili ishte lidhur në një objekt të braktisur në “Debar Maallo” të Shkupit.

Pasi në rrjetet sociale u shfaqën fotografi të kalit i cili ishte i lidhur në shtëpi të braktisur, ekipe nga kopshti zoologjik, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari filluan aksionin për shpëtimin e kalit.

“Kalin e gjetëm të lidhur në ndërtesën e rrënuar dhe të braktisur pa ushqim dhe ujë. Në orët e vona të mbrëmjes ai u transferua në Kopshtin Zoologjik ku do t’i ofrojmë kujdesin veterinar dhe kujdesin më të mirë. Bëjmë thirrje që të mos torturohen kafshët dhe të bëhet sa më parë një plan në nivel qendror për mirëqenien më të madhe të kuajve”, thonë nga Kopshti Zoologjik./Telegrafi/

Advertisement

Shpëtohet kali i cili ishte lidhur në objekt të rrënuar në Shkup, dërgohet në kopshtin zoologjik shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy