Shporta minimale ka arritur në 33.650 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shporta minimale në janar arriti në 33.650 denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me një pagë mesatare nuk mund të mbulohet shporta minimale. As dy paga minimale nuk mund të plotësojnë nevojat themelore të një familje me katër anëtarë. Kryesisht shpenzohet për ushqim, dhe më pak për shëndetin.

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njoftoi se ushqimi dhe pijet arrijnë 14.021,96 denarë, strehimi 10.817.34, higjiena 2.375.68, transporti 2.483.93, veshje dhe këpucë 2.157.25, kulturë 1.067.86 dhe 726,25 denarë për mirëmbajtjen e shëndetit.

LSM kujton se paga mesatare neto në nëntor të vitit të kaluar ishte 27 588.00 denarë. Atëherë vlera e Shportës Minimale ishte 33.742,10 denarë.

Advertisement

Dhe kostoja e jetesës është rritur në krahasim me vitin e kaluar./Telegrafi/

Shporta minimale ka arritur në 33.650 denarë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy