minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Shqipëria ia kthen Maqedonisë 20 ikona të kishave dhe manastireve që ishin grabitur - Struga.info


Shqipëria ia kthen Maqedonisë 20 ikona të kishave dhe manastireve që ishin grabitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shqipëria ia ka kthyer Maqedonisë së Veriut 20 ikonat e kishave dhe manastireve të cilat ishin grabitur. Këtë e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës Elizabeta Kostadinovska, e cila në rrjetet sociale shkruan se “kjo është një ditë historike për kulturën e Maqedonisë”.

“Për herë të parë në rajon, një pasuri kulturore e mbrojtur e vjedhur po kthehet. Këto 20 ikona do të qëndrojnë në Muzeun e Maqedonisë, ku do t’i nënshtrohen trajtimit konservativ në varësi të nevojave të secilës ikonë veç e veç. Pas konservimit të plotë, ikonat do të ekspozohen për publikun në këtë Muze”.

“E inkurajuar nga ky gjest i jashtëzakonshëm i Republikës mike të Shqipërisë, besoj se procesi i kthimit të 37 ikonave të tjera të identifikuara të vjedhura nga kishat dhe manastiret maqedonase në periudhën 2008 – 2013, në pjesën jugperëndimore të vendit, nga Resnja në Radozhdë, do të të jetë gjithashtu i suksesshëm”, ka shkruar Elizabeta Kostadinovska./Telegrafi/

The post Shqipëria ia kthen Maqedonisë 20 ikona të kishave dhe manastireve që ishin grabitur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy