Shqiptohen 124 masa në Shkup, 13 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme ka vijuar dje (29.01.2024) me kontrollet e intensifikuara në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 124 masa.

“Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 124 masa, nga të cilat 13 masa për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, një masë për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, tri masa për kalimin e semaforë të kuq…”, thonë nga MPB.

Nga atje thonë se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion./Telegrafi/

Shqiptohen 124 masa në Shkup, 13 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy