Shqiptohen 167 masa në Shkup, 30 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se dje policia në kuadër të SPB Shkup ka kryer kontrolle të intensifikuara në komunikacion, me çka janë shqiptuar 167 gjoba.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 167 masa, nga të cilat 30 masa për drejtim të automjetit me shpejtësi të lejuar, nëntë masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, tri masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Tri masa janë shqiptuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, shtatë masa për tejkalim të paligjshëm të automjeteve, tri masa për kalim në semafor të kuq…”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Shqiptohen 167 masa në Shkup, 30 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy