Shqiptohen 173 masa në Shkup, 71 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik me çka në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 173 masa.

Në mesin e tyre, siç informoi MPB, për vozitje me shpejtësi më të madhe se e lejuara 71 masa, 16 gjoba për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 29 sanksione për shoferët e motoçikletave.

Poashtu janë shqiptuar edhe katër masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, nëntë gjoba për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit, pesë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike.

“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, bëhet e ditur në kumtesën e MPB-së.

Advertisement

Shqiptohen 173 masa në Shkup, 71 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy