Shqiptohen 208 gjoba në Shkup, 131 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup (SPB) edhe gjatë ditës së djeshme (10.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, kështu që vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 208 masa

“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 208 masa, prej të cilave 131 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim ë automjetit pa patentë shofer, 15 për vozitje nën nën ndikimin e alkoolit…”, thonë nga MPB.

Nga atje thonë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Advertisement

Shqiptohen 208 gjoba në Shkup, 131 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy