Shqiptohen 216 masa në komunikacion në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensfikuara në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 216 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 216 masa, nga të cilat 37 gjoba për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 77 masa për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 14 gjoba për patentë shoferë.

Katër masa për përdorim të celularit, pesë masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, katër gjoba për shofer fillestar, gjashtë sanksione për foli të pacertifikuara (xhama të lyer), katër për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 44 për parkim të jo të rregullt”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB thonë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara në komunikacion./Telegrafi/

Advertisement

Shqiptohen 216 masa në komunikacion në Shkup shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy