Shqiptohen 246 masa në Shkup, 90 për tejkalim të shpejtësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (21.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 246 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 246 masa nga të cilat 90 masa për tejkalim të shpejtësisë, 17 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 15 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, pesë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara.

Janë vendosur 10 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalim në semaforë të kuq, pesë masa për mospërdorim të rripit të sigurimit…”, njoftojnë nga MPB./Telegrafi/

Shqiptohen 246 masa në Shkup, 90 për tejkalim të shpejtësisë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy