minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Shqiptohen 30 masa për kompanitë që nuk kanë respektuar udhëzimet e Qeverisë për mbrojtje nga temperaturat e larta - Struga.info


Shqiptohen 30 masa për kompanitë që nuk kanë respektuar udhëzimet e Qeverisë për mbrojtje nga temperaturat e larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati Shtetëror i Punës në RMV gjatë ditëve të fundit ka kryer 164 inspektime për respektimin e masave dhe rekomandimeve për mbrojtjen e qytetarëve nga temperaturat e larta, ndërsa 30 kompanive iu është ndaluar kryerja e veprimtarisë.

Këtë e bëri të ditur sot ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska.

“30 masa për punëdhënësit që nuk i respektuan masat e Qeverisë”, theksoi Trençevska duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

Qeveria dha alarmin për rrezikun e temperaturave të larta dhe rekomandoi që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna.

Advertisement

Çerdhet duhet të organizojnë orarin e tyre të punës nga ora 7:00 deri në 17:00 dhe fëmijët nuk duhet të nxirren jashtë pas orës 11:00./Telegrafi/

The post Shqiptohen 30 masa për kompanitë që nuk kanë respektuar udhëzimet e Qeverisë për mbrojtje nga temperaturat e larta appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy