Shtabi i Krizave i rekomandoi Qeverisë së RMV-së vazhdimin e vitit shkollor nga 1 shkurti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot është mbajtur seanca e parë e Shtabit të Përgjithshëm Koordinues të Krizave për trajtimin e pandemisë së coronavirusit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Seancën e kryesoi kryeministri Kovaçevski, ndërsa në të morën pjesë kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Zharko Karaxhovski dhe kryetarja e BNJVL-së, Danella Arsovska.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Karaxhovski prezantoi gjendjen aktuale epidemiologjike me COVID-19, ndërsa pikë kryesore e diskutimit ishin opsionet për vazhdimin e mësimit në vitin aktual shkollor.

Nga diskutimi, Shtabi i Përgjithshëm i Koordinimit të Krizave doli në përfundimin se vendi ndodhet aktualisht në një kulm epidemiologjik, për këtë arsye rekomandon shtyrjen e vitit shkollor deri më 1 shkurt 2022, me kushtin e thirrjeve të forta ndaj prindërve që të respektojnë me përpikëri masat mbrojtëse nga coronavirusi.

Advertisement

Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë do të raportojnë në një interval më të shpeshtë për monitorimin e situatës në mënyrë që rekomandimet të mund të përshtaten nëse është e nevojshme./Telegrafi/

Shtabi i Krizave i rekomandoi Qeverisë së RMV-së vazhdimin e vitit shkollor nga 1 shkurti shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy