Shtatë ditët e fundit të fushatës zgjedhore, partitë me premtime për një jetë më të mirë për qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Fushata zgjedhore po hyn në fazën e saj të fundit. Kanë mbetur shtatë ditë deri në heshtjen zgjedhore para zgjedhjeve që do të mbahen më 19 tetor. Aktivitetet zgjedhore të partive vazhdojnë dhe sot.

Koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM do të jetë në pjesën jugore të vendit me tubime dhe takime me qytetarë në Dojran, Vallandovë, Bogdanci dhe Gjevgjeli, ndërsa kandidati i tyre për kryetar të Shkupit, Orce Gjorgievski, do të mbajë një konferencë për shtyp.
LSDM-ja opozitare sot do të vizitojë disa nga komunat e Shkupit dhe komunën e Bërvenicës në Tetovë. Karvani i LSDM-së do të jetë në Sopishtë, Gjorce Petrov dhe Gazi Babë. Kandidatja për kryetar të Shkupit, Kaja Shukova, do të japë edhe një deklaratë për mediat.
Konferencë për shtyp ka paralajmëruar nënkryetari i BDI-së Arbër Ademi dhe kandidati i AKI-së për kryetar të Likovës, Erkan Arifi.
Për sot, aktivitetet zgjedhore në Manastir janë planifikuar nga partia politike E Majta, ku është paralajmëruar prania e kryetarit të partisë Dimitar Apasiev dhe kandidates për kryetar të Strugës, Jovana Mojsovska.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy