Ditët e fundit të fushatës në Maqedoni, partitë politike vazhdojnë me premtimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pasojnë tri ditët e fundit të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2021. Kandidatët për kryetarë komunash dhe për këshilltarë në mënyrë intensive i publikojnë projektet dhe premtimet e tyre para votuesve. Retorika po ashpërsohet ndërsa nuk ngecin as sulme dhe shaka në llogari të disa prej tyre në rrjetet sociale.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë nga Struga a shprehur përkrahjen maksimale ndaj kandidaturës së Merkos duke e vlerësuar punën e tij të dëshmuar.

“Ky është mandat që shkëputet dhe del nga kapitulli për të rregulluar ambientin, që është në shërbim të agjendës tonë, ambient të pastër e jetë më cilësore. Pikërisht, ky është mandat që do jetësojmë Korridorin 8-të që lidh Shkupin, Durrësin dhe Prishtinën, që fillon të realizohet në këtë mandat. Andaj, kush janë ata që do ju prijnë këtyre projekteve, është ky ekip që do i prijë Merko dhe Arbëresha”, tha Ahmeti duke shtuar se kandidatët e BDI-së në përpikmëri do të realizojnë platformën zgjedhore për të jetësuar Agjendën e blertë.

Mbrëmë në Strugë tubim pati edhe opozita shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me ç’rast kryetari i saj Afrim Gashi porositi se më 17 tetor, duhet t’i dërgojnë një mesazh BDI-së se ata siç tha, e kanë tepruar, e kanë zhvatur dhe shantazhuar popullin, i kanë lënë komunat të pazhvilluara, kanë degraduar arsimin dhe kulturën, kanë dëbuar të rinjtë jashtë vendit dhe ky është shansi i fundit që t’i dënojmë me votë.

Advertisement

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, pret fitore në raundin e parë të zgjedhjeve, duke theksuar se kundërshtarët politikë kanë dalë jashtë kontrollit. Ai theksoi se në këto zgjedhje njerëzit votojnë për një person dhe se Istrefi është zgjedhja e duhur për Strugën, një njeri i pastër dhe i ndershëm, i vlerësuar tek bashkëqytetarët e tij.

Duke kërkuar mbështetje nga të gjitha kombësitë, shqiptarë, maqedonas, turq, vllehë, romë, egjiptianë në zgjedhjet lokale për të votuar për numrin 6, kandidati për kryetarë komune Istrefi konkludoi se kjo nuk është vetëm një fushatë politike, por një betejë për të shpëtuar Strugën.

Ndërkaq përfaqësuesit e Lëvizjes Besa mbrëmë u takuan me qytetarët e Çairit, ku programin zgjedhor e prezantoi kandidati për kryetar të Komunës së Çairit Kastriot Rexhepi.

Rexhepi para çairasve theksoi se kanë përpunuar projekte konkrete dhe reale të cilat do ta ndryshojnë jetën e banorëve të çairit dhe të cilat do të realizohen në mandatin e parë dhe nuk do të kërkojnë mandat shtesë për të njëjtat projekte si kundërshtarët.

Advertisement

“Qytetarët e Çairit kanë mundësi të mbërrijnë në ndryshimin që e presin një kohë të gjatë. Ata e duan ndryshimin, ndërsa ne ofrojmë mundësi, duke na mbështetur neve, duke e dhënë votën pa rrezikuar se do të eksperimentojnë si në të kaluarën duke ia dhënë votën dikujt që nuk e zbatoi programin”, tha ai.

Nga tubimi në Kriva Pallankë lideri i LSDM-së, Zoran Zaev porositi se koalicioni që e kryeson partia e tij do të fitojë në zgjedhjet lokale të dielën dhe se OBRM-PDUKM dhe kryetari i kësaj partie Hristian Mickoski do të humbin për të shtatën herë.

Ai gjithashtu paralajmëroi se do të vazhdojnë investimet për një mjedis të shëndetshëm dhe në zhvillimin ekonomik.

Ai shtoi se vazhdojnë investimet në ajër të pastër, ujë të pastër dhe tokë të pastër, subvencione për inverter dhe fasada me efikasitet energjetik, ndërtimin e impianteve të pastrimit – projekte që do të kontribuojnë në zhvillimin e komunave në tërësi, do të stimulojnë punësim të ri, të ardhura shtesë dhe më e rëndësishmja, nënvizoni, nënkuptoni investimin në një mjedis të shëndetshëm.

Advertisement

Lideri i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski nga tubimi i mbrëmshëm qendror në kryeqytet u bëri thirrje anëtarëve dhe mbështetësve të partisë, por edhe siç tha shumicës së heshtur të qytetarëve, të zhgënjyer, ata që bojkotuan zgjedhjet, ata që deri më tani nuk votuan, si dhe pjesëtarëve të të gjitha bashkësive etnike që të dielën, më 17 tetor, në zgjedhjet lokale të mbështesin kandidatët e koalicionit në komuna si dhe kandidaten e pavarur për Qytetin e Shkupit Danela Arsovskën.

“Kjo është lufta jonë e përbashkët, njerëzit kundër qeverisë së korruptuar. Këto janë zgjedhje vendore vendimtare për drejtimin në të cilin do të lëvizë vendi. Këto janë zgjedhje ku me zgjedhjen tuaj ju i dërgoni një mesazh Qeverisë. Vota juaj është mesazh për ata që udhëheqin vendin për 52 muaj me radhë”, tha Mickoski.

Zgjedhjet lokale do të mbahen të dielën më 17 tetor. Votimi për zgjedhjet fillon të shtunën, ndërsa të parët do të votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, personat me Kovid-19 dhe në vetëizolim, të burgosurit dhe personat në paraburgim.

 

Advertisement

Ditët e fundit të fushatës në Maqedoni, partitë politike vazhdojnë me premtimet shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy