Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në rrugën Tetovë-Gostivar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreth mesditës në magjistralen Tetovë-Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë lënduar gjithsej shtatë persona.

Siç njofton zëdhënësi i SPB Tetovës, Marjan Josifoski, në rrugen Tetovë Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku, me të cilin janë përfshirë: një automjet terren me targa të Tetovës i drejtuar nga 41 vjeçar nga A.K. dhe një veturë tip “Audi” me shënja tetovare, të cilën e drejtonte H.M.(42) nga Gostivari.

“Në aksident lëndime trupore kanë pësuar vozitësi i “auditos” dhe gjashtë pasagjerë nga e njëjta veturë, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, ku janë dërguar për ndihmë mjekësore”, informoi Josifoski.

Në vendin e aksidentit është kryer këqyrje nga ekipi i SPB Tetovë.

Advertisement

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident në rrugën Tetovë-Gostivar shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy