Shtatë vdekje dhe 125 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë 24 orëve janë bërë 1.019 testime dhe janë regjistruar 125 raste të reja me coronavirus.

Prej rasteve të reja 89 janë nga Shkup, 4 në Kumanovë, 2 në Shtup, 11 Tetovë, 3 Strugë, 1 Veles, 8 Ohër, 1 Gostivar, 2 Strumicë, dhe nga një në Kërçovë dhe Resnjë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse humbi jetën një pacient 79 vjeçar nga Shkupii hospitalizuar më 19 maj, një paciente 66 vjeçare nga Struga e hospitalizar më 8 qershor, një 54 vjeçare nga Shkupi e pranua më 5 qershor dhe një paciente nga Tetova 46 vjeçar e cila ka humbur jetën gjatë pranimit në ambulancë.

Në spitalin ‘8 shtatori’ humbi jetën një paciente 77 vjeçe nga Shkupi e pranuar në spital më 8 qershor dhe një paciente 73 vjeçare nga Struga e pranuar më 7 qershor. Në spitalin e Shtipit humbi jetën 87 vjeçari nga Shtipi.

Advertisement

Shtatë vdekje dhe 125 raste të reja me coronavirus në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy