Shtëpi 150 mijë euro në Shkup dhe shumë patundshmëri në emër të prindërve – kjo është pasuria e Arben Taravarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shtëpi 150 mijë euro në Shkup dhe shumë patundshmëri në emër të prindërve – kjo është pasuria e Arben Taravarit

Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kryetar aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka të paraqitur pasuri të ndryshme në emër të tij dhe të prindërve.

Taravari ka paraqitur pasuri edhe në emër të bashkëshortes së tij. Ai në emër të tij ka një shtëpi në Shkup me vlerë prej 9.254.250,00 denarë (150.284 euro), shkruan Telegrafi Maqedoni.

Taravari gjithashtu ka paraqitur se ka kredi prej 6.119.082,00 denarë (99.371 euro).

Advertisement
Lexo po ashtu
Tokë bujqësore në Shqipëri, shtëpi në Zajas dhe makinë – kjo është pasuria e Ali Ahmetit

Më poshtë e keni pasurinë që Arben Taravari e ka paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit:

Advertisement

– Banesë në Shkup në emër të bashkëshortes (94 metër katrorë –  5.771.600,00 denarë ose 93.728 euro)

– Tokë ndërtimore në Tetovë në emër të prindërve (120 metër katrorë – 8.841.600,00 denarë ose 143.583 euro)

– Oborr në Gostivar në emër të prindërve (87 metër katrorë – 2.403.810,00 denarë ose 39.036 euro)

– Hapësirë afariste në emër të prindërve në Gostivar (14 metër katrorë – 1.719.200,00 denarë ose 27.919 euro)

Advertisement

– Hapësirë afariste në emër të prindërve në Gostivar (84 metër katrorë – 12.894.000,00 denarë ose 209.392 euro)

– Hapësirë afariste në emër të prindërve në Gostivar (84 metër katrorë – 6.189.120,00 denarë ose 100.508 euro)

– Shtëpi në emër të prindërve në Gostivar (355 metër katrorë – 14.398.300,00 denarë ose 233.822 euro)

– Shtëpi në emër të prindërve në Gostivar (55 metër katrorë – 2.363.900,00 denarë ose 38.388 euro)

Advertisement

– Shtëpi në emër personal në Shkup (261 metër katrorë – 9.254.250,00 denarë ose 150.284 euro)

– Makinë Citroen C4 (2009) në emër të bashkëshortes (184.200,00 denarë ose 2.991 euro)

– Makinë Volvo (2016) në emër personal (3.070.000,00 denarë ose 49.855 euro)

– Depozitë bankare në emër personal (21.821,00 denarë ose 354 euro)

Advertisement

– Kredi në emër personal (6.119.082,00 denarë ose 99.371 euro)

– Fotografi artistike në pronësi të përbashkët (245.600,00 denarë ose 3.988 euro)

– Ar në emër të bashkëshortes (1.350.800,00 denarë ose 21.936 euro)./Telegrafi/

Shtëpi 150 mijë euro në Shkup dhe shumë patundshmëri në emër të prindërve – kjo është pasuria e Arben Taravarit

Advertisement

 

Shtëpi 150 mijë euro në Shkup dhe shumë patundshmëri në emër të prindërve – kjo është pasuria e Arben Taravarit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy