Një shtetas i Shqipërisë është përplasur për vdekje nga një veturë me targa bullgare në Maqedoni.

Nga MPB shtojnë se rasti ka ndodhur në magjistralen Manastir-Prilep.

“Më datë 27.05.2023 në ora 23:20 është raportuar se në rrugën magjistrale Manastir-Prilep, në afërsi të fshatit Sërpci i Poshtëm, automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa bullgare, i drejtuar nga gruaja D.I.(45) nga Manastiri, ka goditur Xh.F (52) nga Republika e Shqipërisë. Këmbësori ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës Mjekësore. Një pasagjere e mitur nga vetura ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Manastirit”, thonë nga MPB.

Shtetasi i Shqipërisë humb jetën në Maqedoni, përplaset për vdekje nga një veturë me targa bullgare shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";