Viktor Stojanov, shtetasi bullgar dhe njëherazi edhe president i fondacionit “Maqedonia”, i cili merret me të drejtat e bullgarëve në Maqedoni, i është ndaluar hyrja në Maqedoni.

Siç raportojnë mediat bullgare, ndalimi i tij nuk është arsyetuar nga pala kufitare.

“Udhëtuam për në Shkup me anëtarët e fondacionit për të pastruar një monument që komuna nuk e mirëmban si duhet. Në kufi më njoftuan gojarisht se kam një vit ndalim për të hyrë në vend. I kam dërguar një kërkesë Ministrisë së Jashtme për të marrë një njoftim zyrtar për arsyen e ndalimit. Janë informuar edhe institucionet evropiane”, tha Stojanov për mediat bullgare.

Ndërsa vitin e kaluar më 27 mars, autoritetet kufitare maqedonase në vendkalimin Deve Bair nuk i lejuan hyrjen Viktor Stojanovit i cili kishte me vete 920 libra “Këngë popullore bullgare nga vëllezërit Milladinov”, të cilat dyshohet se ishin donacion për Qendrën Kulturore dhe Informative Bullgare në Maqedoni.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për rastin në fjalë akoma nuk kanë reaguar Ministritë e Punëve të Jashtme të të dyja shteteve.

The post Shtetasit bullgar i ndalohet hyrja në territorin e Maqedonisë për një vit, e njejta situatë i kishte ndodhur dhe vitin e kaluar appeared first on Telegrafi.