Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se një shtetas i Kosovës ka raportuar se gruaja e tij është mashtruar nga një person nga Tetova. Tetovari i kishte premtuar se do t’ia merr provimin e gjuhës gjermane në Shkup.

“Më datë 21.05.2024 në ora 16.35 në SPB-Tetovë, një qytetar 41-vjeçar nga Republika e Kosovës, ka raportuar se gruaja e tij ishte mashtruar nga personi E.V.(45) nga Tetova”.

“Sipas raportit, gjatë muajit të kaluar, gjatë një komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale, ai i kishte premtuar asaj që ti merrte provimin e gjuhës gjermane në Shkup në përputhje me rregulloret ligjore dhe pasi ata ranë dakord, ajo i kishte paguar atij 732 euro përmes një transferi të shpejtë të parave”.

“Pasi që ditëve të fundit ai nuk u përgjigjet thirrjeve, ata e kuptuan se kishin qenë të mashtruar. Janë marrë masa për të pastruar çështjen”, thonë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shtetasja e Kosovës mashtrohet nga një person nga Tetova, i premtoi marrjen e provimit për gjuhën gjermane appeared first on Telegrafi.