“Shtetësia”, Kovaçevski takon kreun e ASK-së, Viktor Dimovski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka takuar kreun e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Viktor Dimovski me të cilin thotë se ka biseduar mbi kërkesat për shtetësi të ngecura në procedurë. Javën e ardhshme, Dimovski duhet të referojë me raport tek Kovaçevski për gjendjen faktike.

Para raportimit nga kreu i sigurisë kombëtare, Kovaçevski nuk deshi të zbulojë detaje për zgjidhje konkrete në përputhje me ligjin.

“Unë u takova me drejtorin Dimovski, ashtu edhe siç kisha paralajmëruar. Ai është angazhuar që për javën e ardhshme të përgatisë raport mbi numrin e madh të kërkesave të mbetura në procedurë dhe të trashëguara nga ish DSK-ja, pra rreth 20 mijë të tilla. ASK-ja ka rritur kapacitetin e punës, por është rritur edhe metodologjia e punës për shkak se tani jemi vend anëtarë i NATO-s”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

Lidhur me kërkesën e Alternativës, si pjesë e shumicës parlamentare që në Qeveri të formohet komision i cili shqyrton kërkesat e ngecura në procedurë, Kovaçevski tha se kjo zgjidhje duhet të burojë nga organi ligjvënës. Nëse Kuvendi rekomandon një gjë të tillë, Qeveria mund të formojë komision i cili do ta shqyrton neglizhencën e ASK-së dhe zvarritjen e procedurave për shtetësi. Ligji për shtetësi sanksionon vendimin ndaj kërkesës së qytetarit brenda afatit 6 mujor. Në rast se institucioni përkatës nuk kthen përgjigje brenda kësaj periudhe, përgjigja merret për pozitive dhe duhet të rrjedh procedura për pajisje me shtetësi. Të dhënat zyrtare të siguruara nga MPB-ja, flasin se për momentin ASK-ja mban në sirtar 2657 kërkesa për shtetësi. Prej këtyre, 1247 kërkesa për shtetësi janë dorëzuar vetëm vitin e kaluar. Ndërsa kryeministri Kovaçevski ditë më parë dhe tha se ASK-ja ka trashëguar nga ish DSK-ja rreth 20 mijë lëndë dhe se shumica e tyre janë proceduar./Alsat.mk

Advertisement

 

“Shtetësia”, Kovaçevski takon kreun e ASK-së, Viktor Dimovski shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy