Shtohen kolonat nëpër pikat kufitare në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që nga dita e premte e deri më sot 61.859 persona kanë lëshuar vendin, ndërsa mbi 43 mijë na kanë hyrë në Maqedoni. Këto shifra ndryshe përkthehen me kolona dhe pritje të gjata në pikat kufitare.

Nga MPB-ja thonë se dy pikat kufitare më të frekuentuara gjatë fundjavës së zgjatur janë ajo në Tabanoc dhe Bogorodicë.Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 48.536 qytetarë të Maqedonisë kanë kaluar pikat kufitare. 18 687 prej tyre kanë hyrë në vend, ndërsa 29 849 kanë udhëtuar jashtë vendit”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pothuajse 20 000 hyrje-dalje në ditë ka pasur edhe në pikën kufitare në Bllacë. Komandanti i kësaj pikë kufitare, Besim Asani tha se në raste të tilla rregullorja e pikës kufitare parasheh që të ndërmerren edhe masa për lehtësimin e fluksit dhe shkurtimin sadopak të kohës së pritjes.

Shtohen kolonat nëpër pikat kufitare në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy