Shtyhet afati për mbarimin e autostradës Kërçovë – Ohër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të afatit të zgjatur të ndërtimit, golgota e njerëzve dhe kompanive që udhëtojnë apo transportojnë për në Ohër dhe Strugë do të vazhdojë edhe për të paktën dy vite, shkruan Alsat.

Shtyrjen e re të afatit për përfundimin e punimeve deri në fund të vitit 2026, autoritetet e arsyetojnë me 13 rrëshqitje të reja të dheut, të shfaqura.

Autostrada Kërçovë-Ohër, për të cilën deri më tani janë shpenzuar 600 milionë euro, është në ndërtim e sipër që nga viti 2014.

Vitet e fundit, qeveria aktuale ka bindur vazhdimisht opinionin se autostrada 57 kilometra e gjatë do të jetë gati brenda dhjetorit të viti 2023.

Advertisement

“Përgjegjës, rruga të jetë gati në janar të vitit 2024, ti si Ministër i Transportit dhe Lidhjeve, prandaj Bllagoja…ja këtu është, çohu Bllagoja, çohu të të ​​shohim. Të gjithë duhet ta mbështesim sepse në janar të vitit 2024, duhet në këtë rrugë të kalojmë”, tha
Dimitar Kovaçevski- kryeministër.

Premtime ka dhënë edhe drejtori i Ndërmarrjes Publike të Rrugëve Shtetërore, Ejup Rustemi, kuadër i BDI-së. Ai mohoi dy vite më parë se realizuesi i autostradës, kompania kineze “Sinohidro”, kishte kërkuar shtyrjen e afatit deri në vitin 2026.

“Jo, nuk është kështu. Jam në komunikim të vazhdueshëm me kompaninë Sinohidro. Kontrata e ndërtimit është deri më 31 dhjetor 2023…”, u shpreh Ejup Rustemi, drejtor i NPRRSH.

Kurse ja çfarë premtonte ministri Boçvarski, pas vazhdimit të kontratës me Sinohidro në vitin 2021.

Advertisement

“…Deri më 31 dhjetor, me organizim të mirë, me shumë punë në terren, me shumë makineri dhe me shumë njerëz, kjo autostradë mund të përfundojë”, theksoi Bllagoj Boçvarski- Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

Pasi asnjë nga këto nuk u realizua, tani ka afat të ri. Alsat doli në terren këto ditë, por aty nuk kishte asgjë të re. Ka shumë pak punëtorë përgjatë rrugës dhe vetëm në disa vende. Sipas ekspertëve të sigurisë, kjo gjendje shumëvjeçare e autostradës është e palejueshme.

“Ne jemi të pasigurt vetëm duke dalë nga kjo autostradë. Dhe nuk mund të themi më se për këtë apo për atë nuk mbaroi, kryesorja nuk ka mbaruar… kjo nuk tolerohet më. Duhet ta zgjidhim”, u shpreh Lupço Milkoski – ekspert i sigurisë.

Përveç që shteti nuk mund të ndërtojë 57 kilometra autostradë për një dekadë, Enti Shtetëror i Revizionit zbuloi se vetëm për një kilometër autostradë janë shpenzuar 9 milionë euro./ Alsat.mk

Advertisement

Shtyhet afati për mbarimin e autostradës Kërçovë – Ohër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy