Ekspertët e trafikut kanë konstatuar disa gabime në pjesën e rindërtuar të autostradës Struma në Bullgari, ku ndodhi fatkeqësia me autobusin e kompanisë “Besa Trans”.

Aksi është hapur për qarkullim javën e kaluar, por ekspertët nga Qendra Evropiane për Politikë të Transportit thonë se tabelat e reja rrugore, sinjalizimi i ri dhe rrethojat e zëvendësuara kanë cilësi të pakënaqshëm.

Për tabelat e vendosura gabimisht, thonë se ekziston mundësia e madhe që vozitësit të hutohen, gjegjësisht krijohet rrezik shtesë.

Qendra Evropiane i bëri thirrje Agjencisë bullgare të infrastrukturës rrugore që të rishqyrtojë kompetencën e punonjësve të saj, raportojnë mediat bullgare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Shumë gabime në autostradën “Struma”, ku ndodhi fatkeqësia me autobusin e “Besa Trans” appeared first on Telegrafi.