Huseini: ISHT nuk ka hyrë në zyrat e “Besa Trans”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë ditës, më 26 nëntor Inspektorati Shtetëror për Transport njoftoi se ka dështuar përpjekja për të hyrë në zyrat e kompanisë turistike “Besa trans”, për të kryer kontrolle për autobusin e aksidentuar më 23 nëntor në Bullgari.

Pak orë më vonë, u pa se zyrat e kësaj kompanie ishin hapur dhe në të po kontrolloheshin dokumente.

Mirëpo Drejtori i Inspektoratit Shtetëror për Transport, Rufat Huseini në “ClickPlus” në “TV21”, tha se ata nuk kanë hyrë në zyrat e “Besa Trans”.

“Ne nuk kemi hyrë. Ne ende nuk kemi hyrë në “Besa trans”. Pas ngjarjes ne nuk kemi hyrë ende në zyrat e “Besa trans”.

Advertisement

Huseini u pyet se kush ka qenë nëse nuk ishit ju, ai u përgjigj se nuk e di.

“Jo, nuk e di kush ka qenë. Inspektorati Shtetëror për Transport nuk ka marr pjesë atë natë. E kam parë se është përmendur në mjetet e informimit, por ne nuk kemi qenë prezent”, shtoi ai.

Huseini tha se “Besa Trans” ka pasur licencë ndërkombëtare për katër autobus, por jo edhe për autobusin e aksidentuar.

“Licencë ka për të zhvilluar transportin e lirë ndërkombëtar, por nuk ka licencë për autobusin. E ka pasur për katër autobus, por jo edhe për këtë, sepse ky është i pesti”, tha Huseini./Telegrafi/

Advertisement

Huseini: ISHT nuk ka hyrë në zyrat e “Besa Trans” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy