Inspektorati Shtetëror për Transport futet në zyrat e kompanisë “Besa-Trans BTB-Shkup”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati Shtetëror për Transport mbrëmjen e sotme është futur në zyrat e kompanisë “Besa-Trans BTB-Shkup”.

Inspektimi i jashtëzakonshëm vjen pas aksidentit të autobusit nga kjo kompani në autostradën “Struma” të Bullgarisë, ku jetën humbën 45 persona.

Ndryshe, Inspektorati qysh dje kishte tentuar të kryej kontrolle, por nuk ka mundur për shkak se, siç deklaruan nga Inspektorati, zyrat e kompanisë dhe agjencitë e saj kanë qenë të mbyllura, ndërsa askush nuk është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Përndryshe, nga aksidenti i ditës së martë (23 nëntor) humbën jetë 45 njerëz dhe shtatë tjerë mbetën të lënduar nga aksidenti i autobusit të Besa Trans – Shkup, në Bullgari, gjatë kthimit nga Turqia në Maqedoninë e Veriut. /Telegrafi/

Advertisement

Inspektorati Shtetëror për Transport futet në zyrat e kompanisë “Besa-Trans BTB-Shkup” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy