Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp tha se janë shumica e Këshillit komunal në Tetovë do të bëhet pas shtatorit, gjegjësisht pas mbajtjes së seancës së parë konstitutive, përcjell TV21. I pyetur se me kënd do ta bëj shumicën, Kasami tha se do të bisedojnë me këshilltarët e të gjitha partive politike.

“Fillimisht për shkak se janë edhe në pushimet verore, shumica e këshilltarëve nuk janë edhe këtu, dmth pas shtatorit kur certifikohet edhe seanca e parë konstituive e këshillit, do të ulemi me të gjitha partitë politike dhe të flasim për shumicën e re. Ne jemi të gatshëm me të gjithë këshilltarët të bashkëbisedojmë për ofertën tonë, për programin tonë”, tha mes tjerash Kasami.

The post Shumica e këshillit në Tetovë, flet Kasami appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";