Shumica parlamentare, Arbër Ademi: Po punojmë për të siguruar 80 vota

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nuk i kanë 61 vota për kuorum, por shumica parlamentare pretendon se po punon në sigurimin e 80 votave të nevojshme për ndryshimet kushtetuese.

“Nuk ka arsye që shumica parlamentare të mos jetë stabile, përkundrazi ne jemi të interesuar për të siguruar një shumicë prej 2/3 të deputetëve për të rrumbullaksuar procesin euro integrues të cilin e kemi filluar dhe nga i cili nuk ka kthim mbrapa”, deklaroi Arbër Ademi, Deputet i BDI-së.

Nuk ka indikacione se shumica mund të zvogëlohet, pavarësisht se në rrethana jo zyrtare mësohet se brenda partnerëve të koalicionit ka krizë për ndarjen e resorëve dhe shtimin e apetitit për pozita të reja.

“Shumica parlamentare është stabile, e sigurt dhe punon në interes të qytetarëve. Me politikat të cilat i realizojmë mund të ketë indikacione vetëm për rritjen e saj”, tha Jovan Mitrevski, Deputet i LSDM-së.

Advertisement

Alternativa e Afrim Gashit nuk kishte koment edhe pse tre deputetët e kësaj partie ishin në mesin e deputetëve të cilët munguan seancën e të premtes. Të pyetur nëse shumica është stabile, deputeti i Alternativës, Hysni Ismaili, i propozuar për nënkryetar Kuvendi na tha se në emrin e Alternativës ka folur Jovan Mitrevski i LSDM-së.

“Mirë atëherë, ka dhënë deklaratë Jovani edhe për ne”, u shpreh Hysni Ismaili, Deputet i Alternativës.

Javën që vjen, para se Kuvendi të shkon në pushim vjetor, jo zyrtarisht partnerët e koalicionit pritet të diskutojnë për fatin e shumicës parlamentare, përkatësisht stabilitetin e saj ose shpërndarjen e Kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme parlamentare.(Alsat.mk)

Shumica parlamentare, Arbër Ademi: Po punojmë për të siguruar 80 vota shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy