Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor informon se është shpallur procedura për dhënien e kontratës për blerje publike shumëvjeçar për financimin e aktiviteteve për ndërtimin e kanalizimit fekal në vendbanimin Tearcë, Komuna e Tearcës.

“Vlera e parashikuar e projektit është 100.308,000.00 denarë dhe ato sigurohen nga buxheti i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për 2021-2023”, tha Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini.

Në buxhetin e Ministrisë, për vitin 2021, janë siguruar mjete për investime kapitale për komunat e Gostivarit, Bogovinës, Tetovës, Dojranit dhe Dellçevës.

Për komunën e Dojran, përgatitja e një njoftimi është duke u zhvilluar, dhe për komunat e tjera procedurat do të shpallen pasi komunat të paraqesin dokumentacionin e plotë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sigurohen mjete për ndërtimin e kanalizimit fekal në Tearcë shkruan Telegrafi.