Siljanovska-Davkova promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidatja për presidente e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska-Davkova sot promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale “Maqedonia sërish krenare”.

Ajo thotë se slogani është për shkak të gjendjes aktuale me demokracinë në Maqedoni por edhe se shteti është shtet i dobët.

“Kur them Maqedonia sërish krenare, mendoj për qytetarët. Arsyeja është kthimi i shpresës, kthimi i besimit në demokraci, kombi sërish ta dijë se të gjithë në politikë, duke përfshirë edhe të parin e shtetit ose presidenten e shtetit, kanë për obligim që të udhëhiqen nga interesat nacionale ose interesat shtetërore”, tha Siljanovska-Davkova.

Ajo shtoi se ky slogan nuk është zgjedhur rastësisht dhe se nevojitet të problematizohet marrëdhënia ndaj shteteve të vogla dhe jo rastësisht, siç thotë ajo, vendet e mëdha ndonjëherë sillen ndaj nesh sikurse nuk meritojmë krenari.

Advertisement

Ndryshe, fushata në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale do të fillojë 20 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, përkatësisht më 4 prill dhe do të zgjasë deri më 22 prill, ndërsa rrethi i dytë do të mbahet më 8 maj bashkë me zgjedhjet parlamentare./Telegrafi/

Siljanovska-Davkova promovoi sloganin e saj në fushatën presidenciale shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy