Siljanovska: OBRM-PDUKM propozoi shumë amendamente për regjistrimin e popullsisë, por nuk u pranuan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetja nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova tha se OBRM-PDUKM mbledh nënshkrime kundër Ligjit për regjistrimin e popullsisë.

Ajo potencoi se partia që përfaqëson ajo ka legjitimitet të plotë të mbledhë nënshkrime kundër një ligji të caktuar, i cili në këtë rast, sipas saj, është i keq, për shkak të miratimit dhe realiziomit të tij. Sipas saj për këtë çëshje duhet të ketë konsensus, përkatësisht partitë të japin mendime dhe vërejtje, por Qeveria nuk ka pasur vesh për kërkesat e partive të tjera politike.

“OBRM-PDUKM propozoi shumë amendamente që kishin të bëjnë me përmirësimin e Ligjit për regjistrim, përkatësisht të zbatohen disa vërejtje për një ligj më të mirë, por shumica kuvendare nuk bashkëpunoi dhe vet krijoi ligjin”, tha Siljanovska.

Ajo shtoi se kur deputetët nuk dëshirojnë t’i dëgjojnë kolegët e tyre atëherë duhet ta dëgjojnë popullin dhe pikërisht partia e saj filloi me mbledhjen e nënshkrimeve./Telegrafi/

Advertisement

Siljanovska: OBRM-PDUKM propozoi shumë amendamente për regjistrimin e popullsisë, por nuk u pranuan shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy