Silva: Qëllimi ynë është Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat gjatë presidencës portugeze

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Silva: Qëllimi ynë është Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat gjatë presidencës portugeze

Është me të vërtetë e rëndësishme të flasësh ballë për ballë, veçanërisht për gjëra të tilla. Këto janë takime të rëndësishme dhe kryesore për punën diplomatike. Qëllimi ynë është që Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat gjatë presidencës Portugeze të BE.

Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm portugez Augusto Santos Silva pas një takimi me Kryeministrin Zoran Zaev në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Silva theksoi se ai pret një përmirësim dhe, siç tha ai, shpresojmë që të jemi në gjendje të përmirësojmë kornizën negociuese në lidhje me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

“Natyrisht qëllimi ynë gjatë presidencës sonë të Këshillit të BE-së është që të marrim pëlqimin e të gjithë vendeve anëtare të BE-së, të fillojmë kornizën e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë dhe të mbajmë konferencën e parë ndërqeveritare me të dy vendet”, tha ai, duke shtuar se është me rëndësi të madhe për ta mbajtja e konsultave politike në Shkup me autoritetet e vendit./Telegrafi/

Advertisement

Zaev: Zgjidhja e propozuar nga Silva dhe Varhelyi ka bazë të mirë për heqjen e pengesave për të hapur negociatat me BE-në

 

Advertisement

Silva: Qëllimi ynë është Shkupi dhe Tirana të fillojnë negociatat gjatë presidencës portugeze shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy