Simovski: Regjistrimi do të mundësojë bazë për hulumtime të mëtejshme për personat me aftësi ndryshe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trupi Nacional Koordinativ për Zbatimin e Konventës të Komeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi ndryshe sot në Qeveri kishin takim me drejtorin e ESHS-së, Apostoll Simovskin, me përfaqësues nga Zyra e Avokatit të Popullit dhe me përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Në mbledhje, që u udhëhoq nga këshilltarit të kryeministrit për çështjet me me personat me aftësi ndryshe dhe koordinatori i Trupi Nacional Koordinativ, Spase Dodevski, u shqyrtuan sugjerimet dhe vërejtjet e organizatave rreth konceptimit të pyetësorit dhe përfshirjes në procesin regjistrues dhe u shpreh vullnet i fuqishëm për komunikim të mëtejshëm mes organizatave, ESHS-së dhe institucioneve tjera relevante.

Këshilltari shtetëror për ndjekjen e zbatimit të Konventës për të drejtat e personave me aftësi ndryshe në Zyrën e Avokatit të Popullit, Vesna Kostiq Ivanoviq tha se pas analizës së bërë në pyetjet në regjistrim, është sugjeruar ESHS me qëllim që të avancohet procesi i marrjes së të dhënave sa i përket personave me aftësi ndryshe.

Drejtori Apostoll Simovski theksoi se regjistrimi si një operacion statistikor do të mund të japë bazë statistikore për personat me aftësi ndryshe që më pas mund të nisë hulumtime të mëtejshme./Telegrafi/

Advertisement

Simovski: Regjistrimi do të mundësojë bazë për hulumtime të mëtejshme për personat me aftësi ndryshe shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy