Ish-drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave (ESSH), Apostol Simovski, thotë se regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe Eurostat i pranon.
Ai thekson se nuk sheh mundësi që Gjykata Kushtetuese ta pranojë iniciativën e deputetit Skender Rexhepit dhe konsideron se një iniciativë e tillë është me interes politik.
“Ajo që mund të them me siguri është se regjistrimi është bërë në përputhje me të gjitha standardet e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara dhe të pranuara nga Eurostat, të cilat vlejnë për Evropën dhe më gjerë. Në këto standarde, që quhen rekomandime, përcaktohet saktësisht se cili është qëllimi i regjistrimit.
Popullsia jorezidente nuk është objektiv i detyrueshëm në regjistrim, sepse ata persona që nuk jetojnë në shtetin që kryen regjistrimin janë pjesë e regjistrimit në vendin ku jetojnë. Përndryshe, do të kishte numërim të dyfishtë dhe gjendja aktuale nuk do të mund të përcaktohet kurrë saktë”, tha Simovski për “Sloboden Peçat”.
Rexhepi e paraqiti iniciativën në Gjykatën Kushtetute tre vjet pasi u krye regjistrimi, sepse siç thotë ai, tani po ndjehen pasojat, sepse tani punësimi dhe shpërndarja e parave nëpër komuna bëhet në bazë të atyre shifrave të regjistrimit, pra vetëm sipas ndaj popullatës rezidente. Ai konsideron se janë shkelur nenet 8, 9 dhe 51 të Kushtetutës dhe nenet 6, 7 dhe 17 të Ligjit të Regjistrimit./Telegrafi/
The post Simovski: Regjistrimi i popullsisë është bërë në përputhje me të gjitha standardet e OKB-së appeared first on Telegrafi.